Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Krijohet klubi i filmit, ‘Mësojmë nga e kaluara’/ Si censura e regjimit komunist ndikoi kinemanë
Klubi i Filmit “Mësojmë nga e Kaluara” është nisma që nisi me bashkëpunimin e Arkivit Qendror të Filmit dhe Autoritetit të Dosjeve, me qëllim reflektimin mbi mënyrën se si kinemaja e periudhës komuniste iu nënshtrua censurës së regjimit dhe ndikoi në formësimin e kulturës shoqërore. “Kur flasim për historinë e filmave të komunizmit, të gjithë biem dakord që është bërë art. Por, si shumë gjëra në atë kohë, nuk bëhej vetëm art, por bëhej censurë, propagandë”, tha Gentiana Sula. “Kam vënë re që ne e shohim të shkuarën me sytë e të tashmes. Por, nuk mund të kritikojmë në maksimum, të hedhim poshtë të shkuarën. Ka një dialog që duhet vlerësuar sipas kohës në të cilën është ndërtuar”, u shpreh Eljan Tanini. Anëtarët e Autoritetit...