Nuk dua të më dashurosh siç dashurojnë të tjerët…

Nuk dua të më dashurosh siç dashurojnë të tjerët…

Achileas Paraschos: Të më duash ndryshe -Nuk dua të më dashurosh siç dashurojnë të tjerët,me dashuri që sjell në mend një breshër pranveror,ndjenja e erosit kur çel nuk është një lule e mjerët,këtu ka vdekje kurdoherë; – gjetiu më vër kurorë! -Gjetkë? Ku të të dashuroj? Ku gjen një vend pa varre?Sipër e nën, në globin mbarë, në gjithësi, kudo?Të del përpara në çdo cast, të thotë jam unë pronare;gjithkund ka vdekje dhe përherë; – këtu më dashuro! -Këtu! Veç para se t’ arrijë vdekja shkatërrimtare,dhe jetë e vyshkur, porsi vjeshtë e zymtë do të ngjasojë,por ca më parë, kjo dashuri e jotja shpëtimtare;më parë se jeta të marrë fund, erosi do mbarojë… -Kur bie nata e dielli me errësirë mbulohetdhe mjegullnaja egërsisht dritën thëthin...