Kryemadhi nxjerr faturat e lobimit në SHBA dhe akuzon SPAK-un: Kanë bërë falsifikime

Kryemadhi nxjerr faturat e lobimit në SHBA dhe akuzon SPAK-un: Kanë bërë falsifikime

Ish-deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emision  nxorri disa fatura për lobimin e LSI-së në SHBA gati 9 vite më parë, duke akuzuar SPAK se ka bërë falsifikime, për të ngritur akuzën kundër ish-presidentit Ilir Meta. “SPAKU-u është totalisht i kapur nga krimi i organizuar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës na thanë se si janë pastruar këtu miliardat e pesove ose milionat e dollarëve që kanë ardhur nëpërmjet investitorëve strategjikë. Më pas të jeni të bindur që edhe ofshorët e inceneratorit ne e dimë shumë mirë dhe një nga arsyet e çështjes kundër nesh ka qenë çështja e inceneratorit, denoncimi që bëmë ne për inceneratorin. SPAK-u shpërndau lajmi sikur kishin ardhur prova të reja. Nuk janë prova të reja, por është një zbardhje...