Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Grabitje mafioze pronash në Vlorë, ish zyrtarë të lartë amerikanë u shpërblyen me pasuri nga qeveria, banorët…
Dhjetëra banorë të katër fshatrave (krahinës së Dukatit, Tragjasit, Radhimës dhe Orikumit) protestuan të hënën (dje) para dyerve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke denoncuar 33 vite shkelje, uzurpime dhe falsifikime të pronave të tyre. Ata depozituan një kallëzim penal të firmosur nga 180 banorë, ku akuzohen zyrtarë të lartë, përfshirë Kryeministrin, për një skemë të shpopullimit dhe tjetërsimit të tokave. Sipas përfaqësuesve, presioni ka arritur kulmin me urdhrat e IKMT për shembjen e njësive ekonomike që mbajnë gjallë ekonominë e zonës. Edviol Kulluri, përfaqësues i banorëve, deklaroi se “krahina jonë synohet të shfaroset totalisht, me metoda ekonomike dhe mohim prone”. Kallëzuesit kërkojnë që Prokuroria e Posaçme të kryejë një hetim të plotë mbi veprimet dhe mosveprimet e Këshillit të Ministrave dhe institucioneve të tjera...