Burimi:
Sarandaweb.net
Foto © Sarandaweb.net
Laert Vasili: Saranda nuk e meriton të mbetet pa Kinoteatër, qytetit t’i rikthehet lavdia e dikurshme – VIDEO
Mungesa e investimeve për ambientet e Kinoteatrit të Sarandës ka rikthyer në qendër të vëmendjes një prej plagëve më të vjetra të qytetit: mungesën e një hapësire të denjë për artin, kulturën dhe brezat e rinj. Mbrëmjen e djeshme, aktorët e njohur Laert Vasili dhe Drilon Hoxha ngritën zërin për një kauzë të cilën e konsiderojnë thelbësore për të ardhmen e qytetit. Filmi “Golden Brothers 2” sjell rekord pjesëmarrjeje, por edhe një realitet të hidhur Në mungesë të një salle kinemaje apo teatri funksional, premiera e filmit më të ri të regjisorit Drilon Hoxha, “Golden Brothers 2”, u shfaq në ambientet e Hotel Mediterrane. Pavarësisht kushteve të improvizuara, pjesëmarrja ishte mbresëlënëse: qindra të rinj e të reja mbushën sallën, duke treguar...