E rëndë në SHBA/ Ekzekutohet me armë zjarri 44-vjeçari shqiptar, viktima me precedentë penalë (EMRI)

E rëndë në SHBA/ Ekzekutohet me armë zjarri 44-vjeçari shqiptar, viktima me precedentë penalë (EMRI)

Françesk Shkambi SHBA- Një 44-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Michigan të SHBA-së. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të dielës jashtë restorantit ku ai punonte, në Prime 7 Bar & Restaurant, 635 Cooley Lake Road, në Commerce Township. Viktima është identifikuar si Françesk Shkambi, 44-vjeç banues në Howell, i cili ishte menaxheri i përgjithshëm i restorantit Prime7. Zyrtarët që mbërritën në vendngjarje identifikuan viktimën të shtrirë në një verandë jashtë restorantit. Fillimisht ai u transportua në një spital lokal, ku më vonë ndërroi jetë, sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e sherifit. Por, si ndodhi ngjarja? Burimet për FOX 2 thanë se Shkambi kishte marrë një telefonatë, kishte dalë nga restoranti dhe ishte qëlluar. Dyshohet se viktima dhe autori i dyshuar e njihnin njëri-tjetrin për një...