Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vrasja e Martin Canit, Prokuroria e Tiranës kërkon 25 vite burg për autorin e krimit 14-vjeçar, ja detajet
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ditën e djeshme 25 vite burg për autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra me thikë një vit më parë në afërsi të shkollës nga bashkëmoshatari i tij, Marjo Përlleshaj. Kujtojmë se më 14 korrik të këtij viti u mbajt seancë gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për adoleshentin Marjo Përlleshaj. Fillimisht Marjo Përlleshaj ka mohuar faktin që të jetë ai autori i goditjes me thikë të Martinit, ndërkohë që në seancën e 14 korrikut ai ka thënë se nuk kishte thikë me vete dhe se e gjeti në rrugë. Kjo ngjarje, për sa i përket punës së policisë dhe të prokurorisë ka lënë shumë pikëpyetje dhe dritëhije, për shkak se ende nuk është mësuar nëse ka pasur...