PDK zgjedh kryetarin e ri, ja kush do ta drejtojë partinë pas Memli Krasniqit

PDK zgjedh kryetarin e ri, ja kush do ta drejtojë partinë pas Memli Krasniqit

Bedri Hamza është konfirmuar dje si kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, në Konventën e 12-të të këtij subjekti politik, ku u votua unanimisht pa asnjë votë kundër. Ai merr drejtimin e PDK-së pas dorëheqjes së Memli Krasniqit disa ditë më parë. Pasi mori drejtimin e partisë, ai ka falënderuar delegatët dhe strukturat e partisë për besimin dhe mbështetjen, duke e cilësuar votimin si “përgjegjësi të madhe dhe nder të jashtëzakonshëm”. “Sot më dhatë një përgjegjësi të madhe, një nder të jashtëzakonshëm dhe një detyrë që e pranoj me nder dhe përkushtim të plotë. Falë punës, sakrificës dhe besimit tuaj, PDK-ja vazhdon të jetë shtëpia jonë e përbashkët”, ka deklaruar ai. Hamza theksoi se Kosova ka nevojë për një PDK të bashkuar dhe...