“Sistemi republikan në Shqipëri përgjatë një shekulli”, historianët mblidhen në konferencë shkencore

“Sistemi republikan në Shqipëri përgjatë një shekulli”, historianët mblidhen në konferencë shkencore

“Sistemi republikan në Shqipëri përgjatë një shekulli” konferenca e parë e këtij lloji në mjedisin akademik shqiptar mblodhi historianë dhe akademikë. Konferenca u zhvillua nga Instituti i Historisë/ASH dhe u hap nga akademik Hamit Kaba, i cili vuri theksin mbi rëndësinë e trajtimit historik të sistemit republikan në Shqipëri, si një përpjekje për të reflektuar mbi modelet e shtetformimit dhe zhvillimet institucionale në një hark kohor njëqindvjeçar. Përshëndetjet u mbajtën nga akademik Gëzim Hoxha dhe prof. dr. Teuta Shala, drejtoreshë e Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë. Në konferencë ishte i pranishëm edhe kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Skënder Gjinushi. Seanca e parë, me temë “Republika Shqiptare: Sfidat e brendshme dhe ndërkombëtare të shtetformimit”, u drejtua nga Hamit Kaba dhe Afrim...