Kualifikueset / Gjermania dhe Holanda në Botëror, Sllovakia dhe Polonia në “play off”

Kualifikueset / Gjermania dhe Holanda në Botëror, Sllovakia dhe Polonia në “play off”

Gjermania dhe Holanda sigurojnë pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026, pasi konfirmohet matematikisht kualifikimi i tyre. Gjermania fitoi 6-0 ndaj Sllovakisë në Leipzig dhe e mbylli grupin A në krye me 15 pikë, falë golave të Woltemade (18’), Gnabry (29’), Sané (36’, 41’), Baku (67’) dhe Ouedraogo (79’). Sllovakia (12 pikë) shkon në “play off”, ashtu si Irlanda e Veriut, që fitoi 1-0 ndaj Luksemburgut me penalltinë e Donley (44’). Në grupin G, Holanda triumfoi 4-0 ndaj Lituanisë dhe arriti kuotën 20 pikë. Reijnders (16’), Gakpo (58’ pen.), Xavi Simons (60’) dhe Malen (62’) firmosën suksesin. Polonia, megjithë fitoren 3-2 ndaj Maltës, me golat e Lewandowski (32’), Wszolek (59’) dhe Zielinski (85’), ndalet në vendin e dytë me 17 pikë dhe shkon në “play off”....