Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Qetësohen të gjithë, Broja ka ndrydhur këmbën, rikuperohet brenda javës
Adriatik BALLA Lajmet e këqija duket se po ua lënë vendin lajmeve të mira, e kjo merr vlerë për sulmuesin kuqezi, Armando Broja, i cili rezultoi krejt i pafat në duelin me Anglinë në “Arena Kombëtare” e Tiranës dy ditë më parë. Në fakt, Armando Broja edhe në ditët e tij jo të mira, për të mos thënë më të këqija të karrierës, është një personazh që mbetet në qendër të vëmendjes. Në këtë përballje me Anglinë, ai ishte pika e diskutimit edhe për gazetarët anglezë duke qenë një lojtar i Premier League. Sulmuesi i Bërnli u aktivizua vetëm në minutën e 75-të në ndeshjen ndaj 3 Luanëve ku në ato minuta që u aktivizua, u duk shumë i motivuar, për të bërë një figurë...