Tensionet SHBA-Venezuelë, Maduro: Jam gjithnjë i hapur për bashkëbisedim me presidentin Trump

Tensionet SHBA-Venezuelë, Maduro: Jam gjithnjë i hapur për bashkëbisedim me presidentin Trump

Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro stha të hënën se është gati të diskutojë në çdo kohë dhe “ballë për ballë” me Donald Trump, pasi presidenti amerikan la të hapur mundësinë e bisedimeve me homologun e tij venezuelian, në një kohë kur Uashingtoni ka vendosur në muajt e fundit mjete me fuqi mbresëlënëse zjarri në Karaibe, zyrtarisht si pjesë e një operacioni për të luftuar trafikun e drogës. “Me këdo që dëshiron të flasë me Venezuelën, ne do të flasim ballë për ballë. Pa asnjë problem. Ajo që nuk mund të lejojmë është që populli i krishterë i Venezuelës të bombardohet dhe masakrohet”, tha kreu i shtetit Maduro, duke iu përgjigjur një letre nga një pastor amerikan gjatë një emisioni televiziv javor në të cilin ai shfaqet....