Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
A ndihet përgjegjës për mospjesëmarrjet në protesta? Berisha: Kush fajëson opozitën…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta e zhvilluar këtë të hënë nuk është një ngjarje e vetme, por hyrja në “stinën e protestave të pandërprera”, e cila do të vijojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Në një intervistë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, i pyetur nëse ndien përgjegjësi nëse njerëzit nuk do marrin pjesë në protestat e thirrura prej tij, Berisha tha se ata që gjejnë arsyet te opozita për të mos protestuar, dalin “kundër vetes së tyre”. Pasi sipas tij nuk ka opozitë që mund të fitojë përballë “farsave elektorale”. “Qëllimi i protestës së sotme nuk është masiviteti, është bërë e qartë. Protestat masive do të përgatiten. Por ata të cilët, në një mënyrë ose...