Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Ky ish banor rikthehet sërish në shtëpinë e BBVK-së, premton ndryshime
Eduard Kuqi, i njohur si Edi, ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, është rikthyer për t’u bërë sërish pjesë e shtëpisë më të famshme në vend. Kësaj radhe, ai ka premtuar ndryshime, duke paralajmëruar edhe banorët. “Do të jem më i rrezikshëm”, tha ai. Vitin e kaluar, Eduart Kuqi u bë një nga hyrjet më të diskutuara, duke ndryshuar krejtësisht dinamikat e lojës me energjinë dhe konfliktet e tij. Por po aq i komentuar sa hyrja ishte edhe largimi i tij. Në fund të një prime-i plot tension, ai kërkoi braktisjen e menjëhershme të garës, duke deklaruar se “është lodhur psiqikisht”. Situata u përshkallëzua kur Edi paralajmëroi se, nëse nuk lejohej të largohej në atë moment, do të detyrohej të dilte me forcë, madje...