Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
“Rei Manaj është më i mirë se Broja në qendër”! Redi Jupi dhe Fakaj komentojnë sulmuesin: Ka luajtur në krahë deri para dy vitesh
Redi Jupi dhe Ervin Fakaj kanë folur sa i përket situatës së Armando Brojës në Kombëtare. Të ftuar në “Procesi Sportiv”, Fakaj ka treguar impaktin e parë me Brojën. “Kur e kam parë Brojën për herë të parë ishte te grupmosha e Shqipërisë, U-19. Ndoshta nuk e dini, por ai ka luajtur pikërisht në rolin që është sot te Shqipëria, në krahë të djathtë. Ka bërë po këtë rol si sot, pra nuk është pozicioni. Në rregull, pozicioni në fushë mund të uli pak më shumë nga ritmi jot, por shumë pak, jo deri këtu. Nuk është i qetë psikologjikisht dhe fizikisht jo mirë si dikur. Kur e kam parë për herë të parë unë thashë Chelsea është ekipi më i pakët që mund të...