Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve paraqet sfidat e pushtetit vendor para Kongresit të Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve paraqet sfidat e pushtetit vendor para Kongresit të Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve zhvilloi një takim të rëndësishëm pune me përfaqësues të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, në kuadër të misionit të monitorimit të zbatimit të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore në Shqipëri. Delegacioni i Shoqatës, i kryesuar nga Presidenti Fisnik Qosja, prezantoi një panoramë të detajuar të sfidave dhe problematikave që përballet pushteti vendor në vend. Takimi u udhëhoq nga raportuesit e Kongresit, z. Anders Knape dhe z. Sören Schumacher. Gjatë prezantimit u nënvizuan shqetësime të rëndësishme, përfshirë: • autonominë e kufizuar të njësive të vetëqeverisjes vendore, • mungesën e decentralizimit të plotë financiar, • ndërhyrjet e paligjshme në kompetencat e bashkive, • vështirësi që pengojnë funksionimin efektiv të institucioneve vendore. Presidenti Qosja sqaroi gjithashtu...