Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
OBSH/ 1 në 7 fëmijë vuan nga probleme të shëndetit mendor
OBSH ka publikuar raportin më të ri mbi gjendjen e shëndetit mendor të fëmijëve dhe të rinjve në Europë duke paraqitur një situatë serioze dhe gjithnjë e më shqetësuese. Sipas të dhënave të raportit, 1 në 7 fëmijë dhe adoleshentë jeton me një çrregullim të shëndetit mendor, ndërsa vajzat e moshës 15–19 vjeç rezultojnë të jenë veçanërisht të prekura, me 1 në 4 prej tyre që përballen me probleme të tilla. Raporti thekson gjithashtu se vetëvrasja mbetet shkaku kryesor i vdekjeve tek të rinjtë e moshës 15–29 vjeç, duke u kthyer në një ndër sfidat më të mëdha shëndetësore në kontinent. Gjatë 15 viteve të fundit, prevalenca e çrregullimeve të shëndetit mendor tek fëmijët dhe të rinjtë është rritur me rreth 33%, por pavarësisht kësaj...