Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth
Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun e Shkodrës, duke bllokuar disa banorë dhe familje në Nderlysaj, në Theth. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se ekipi i Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile në terren konfirmon që banorët dhe familjet e bllokuara, janë evakuuar dhe tashmë nuk ka asnjë rrezik për jetën e tyre. Sakaq, sipas njoftimit zyrtar thuhet se Bashkia e Shkodrës po merr masat për lirimin e rrugëve dhe rikthimin e normalitetit në transport. Më herët u raportua se 5 mjete u bllokuan në aksin në aksin rrugor Breg Lumi-Theth. Top Channel