Administrata e Trump goditi klanin Hysa/ Gazeta meksikane: Pastruan 1 miliard pesos në vende si Shqipëria

Administrata e Trump goditi klanin Hysa/ Gazeta meksikane: Pastruan 1 miliard pesos në vende si Shqipëria

Nga Jose Diaz Briseno, REFORMA Administrata e Presidentit Donald Trump zbuloi një perandori kazinosh në Meksikë, e kontrolluar nga një grup i krimit të organizuar nga Shqipëria, me operacione edhe në Kanada dhe Poloni, që, sipas deklarimeve, i shërben Kartelit të Sinaloas për pastrim parash. Departamenti i Thesarit i SHBA-së bëri të ditur se grupi kontrollohet nga familja Hysa (Luftar, Arben, Fatos, Ramiz dhe Fabjon Hysa, si edhe Eselda Baku, më herët Eselda Hysa dhe vajza e Ramizit), të cilët dyshohet se qëndrojnë pas të paktën 10 kazinove në Sinaloa, Sonora, Baja California dhe Tabasko, në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me kartelin. I vetmi individ i përmendur që ka lindur në vend, i konsideruar “komisioner” i operacioneve të grupit, është sinaloezi Gilberto López López. Ndërkohë që...