Protesta, Alimehmeti tregon realitetin brenda PD-së: Nuk ka përfshirje të strukturave në vendime! Jemi kuriozë…

Protesta, Alimehmeti tregon realitetin brenda PD-së: Nuk ka përfshirje të strukturave në vendime! Jemi kuriozë…

Ilir Alimehmeti tha vendimi i Sali Berishës për protesta para kryeministrisë nuk është produkt i një konsultimi të gjerë brenda Partisë Demokratike, por individual i kryedemokratit.  “Jam kurioz njëjtë si ju, nuk kam njohuri si do zhvillohet me saktësi. Thjeshtë nga informacioni që ka rrjedhur nga media”,- tha në emisionin “Studio Live” me Ermal Qorin në Report Tv, kur u pyet se si është planifikuar të zhvillohet “foltorja”.  Ai shtoi se Partia Demokratike duhet të tregohet më inovatore në format e protestimit që zgjedh, duke theksuar se nevojitet një strategji.  “Protestat duhet të ishin bërë shumë më shpejt, shumë më energjike. Nëse themi që zgjedhjet janë para dhe jeta parlamentare e vijon në mënyrë të patrazuar, këtu ka një problem. Nuk përjashtohet ngujimi i deputetëve në parlament. Ka shumë opsione, besoj janë diskutuar në grup paralmentar dhe kryesi”,- tha ai.  Alimehmeti theksoi...