Shqipëria me sytë në Gjermani për Botërorin

Shqipëria me sytë në Gjermani për Botërorin

Shqipëria do të presë të enjten, për të mësuar rivalin në gjysmëfinalen e “play off”. Fakt është tashmë se kuqezinjtë janë përfundimisht në vazon e tretë, dhe sfidën gjysmëfinale do e luajnë në transfertë. Data e paracaktuar është 26 mars. Përfaqësuese të tjera, mbeten në garë për të ndryshuar fatin e tyre. Në letër ekziston mundësia, që në përfundim të ditës sot të ketë një situatë të re në vazon e dytë. Në rast se Gjermania do humbasë ndaj Sllovakisë, atëherë janë sllovakët që kualifikohen direkt. Ky skenar do të vështirësonte gjithçka për kuqezinjtë në “play off”. Fillimisht Gjermania do të vendosej si rival i mundshëm në rast finaleje, ndërsa në anën tjetër do të ishte Polonia që merrte vendin e Sllovakisë në vazon e...