Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Moti i keq/ Tirana nën alarm për përmbytje, Bashkia apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme
Bashkia e Tiranës ka njoftuar qytetarët se gjatë natës së sotme dhe ditës së nesërme do të ketë reshje të dendura shiu dhe shtrëngata. Përmes një njoftimi, Bashkia Tiranë i kërkon qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme. Po ashtu, Bashkia bën të ditur se ekipet e tyre do të jenë në terren për çdo situatë dhe u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo problem. Njoftimi i Bashkisë Tiranë: Gjatë natës së sotme dhe ditën e nesërme Tirana do të përfshihet nga shtrëngata dhe reshje të dendura shiu. Ju lutem, tregoni kujdes dhe ulni lëvizjet e panevojshme! Ekipet tona janë në terren për çdo emergjencë. Për çdo problematikë raportoni te aplikacioni “Tirana Ime” ose telefononi 112.