Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Berisha/ Nis sezonin e protestave
Kreu i PD-së Sali Berisha, dy orë para nisjes së protestës iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen aksionit opozitar. Berisha thekson se opozita ka nisur sezonin e protestave të vazhdueshme deri në realizimin e qëllimit të tyre për t’u dhënë mundësi të gjithë shqiptarëve të votojnë si qytetarë të lirë. “Ftoj qytetarët e Tiranës dhe të gjithë qytetarët e tjerë të nisim sezonin e protestave të vazhdueshme, deri sa të realizojmë qëllimin tonë, t’u japim mundësi shqiptarëve të votojnë si qytetarë të lirë”, shkruan Berisha.