Protesta e PD para Kryeministrisë, gazetari  jep detaje: Do të zgjasë rreth dy orë, ja si është planifikuar

Protesta e PD para Kryeministrisë, gazetari jep detaje: Do të zgjasë rreth dy orë, ja si është planifikuar

Gazetari Osman Stafa ka zbuluar detaje në lidhje me protestën e sotme të opozitës, e cila do të zhvillohet në orën 18:00 para Kryeministrisë. Sipas gazetarit Stafa, protesta do të zhvillohet në formën e një platforme parlamentare, ku do të flasin krerët e PD, deputetë si edhe qytetarë. U raportua se protesta do zgjasë rreth dy orë, ndërsa pritet që për nga forma ky tubim t’i përngjajë mënyrës së protestimit para bashkisë së Tiranës muaj më parë. Ndërkohë autoritetet kanë marrë masat duke vendosur përforcues në dyert e Kryeministrisë dhe në instalacionin e vendosur mes kateve të godinës. PD nuk është angazhuar për një protestë masive në kryeqytet, por kërkon protesta të qëndrueshme dhe të zgjatura në kohë, ndërsa përgatitet për një protestë kombëtare masive.