Alarmi për motin e keq/ Bashkia e Tiranës njoftim për qytetarët: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Alarmi për motin e keq/ Bashkia e Tiranës njoftim për qytetarët: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Bashkia e Tiranës ka njoftuar qytetarët se gjatë natës së sotme dhe ditës së nesërme do të ketë reshje të dendura shiu dhe shtrëngata. Përmes një njoftimi, Bashkia Tiranë i kërkon qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.  Po ashtu, Bashkia bën të ditur se ekipet e tyre do të jenë në terren për çdo situatë dhe u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo problem.  Njoftimi i Bashkisë Tiranë:  Gjatë natës së sotme dhe ditën e nesërme Tirana do të përfshihet nga shtrëngata dhe reshje të dendura shiu.  Ju lutem, tregoni kujdes dhe ulni lëvizjet e panevojshme! Ekipet tona janë në terren për çdo emergjencë.  Për çdo problematikë raportoni te aplikacioni “Tirana Ime” ose telefononi 112.