Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Trump ‘godet’ financat e Sinalos”/ Gazeta El Pais: Bllokohet perandoria e familjes Hysa, si mafia bënte baste të rreme
Gazeta spanjolle, El Pais ka shkruar sërish një artikull, lidhur me biznesmenin shqiptarë Luftar Hysa, i cili u sanksionua nga SHBA së bashku me familjen e tij. Këtë herë, El Pais ka përmendur edhe Presidentin amerikan, duke theksuar se Qeveria e Donald Trump ka goditur këtë javë zemrën e financave të organizatës kriminale që kontrollohet nga trashëgimtarët e Joaquín El Chapo Guzmán dhe Ismael El Mayo Zambada. Në artikull më tej thuhet se, Departamenti Amerikan i Thesarit ka bllokuar perandorinë e bizneseve të familjes shqiptare Hysa dhe rreth dhjetëra kazinove për pastrim të dyshuar parash në favor të bandës. Pra, administrata Trump ka bllokuar financiarisht gjashtë anëtarë të familjes Hysa, bashkëpunëtorin e tyre meksikan Gilberto López dhe rreth 20 kompani në Meksikë, Kanada dhe Poloni. El Pais nënvizon më...