Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Opozita të reflektojë”/ Protesta e sotme, Kuçana: Shqiptarët të mos ngrihen për PD-në, por për hallin e tyre
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, e ftuar në një studio televizive, ka folur për protestën e thirrur nga PD në orën 18:00, duke theksuar se situata aktuale politike, ekonomike dhe shoqërore e bën të domosdoshme reagimin qytetar. Kuçana u shpreh se protestat janë të shëndetshme për demokracinë dhe se ato vetëm sa e forcojnë shoqërinë. Ajo ndaloi veçanërisht tek ngjarjet e fundit që përfshijnë median, duke i cilësuar ato si sinjale alarmi për lirinë e fjalës dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. “Shqipëria ka nevojë për protesta, shoqërisë i bëjnë mirë protestat. Ajo që i ndodhi News24 është cenim i të drejtës dhe i demokracisë. Kur cenohet media, kjo është kambanë alarmi,” deklaroi Kuçana, duke shtuar se duhej një reagim...