Misri serb, bllokohen 520 ton të tjera në doganën e Hanit të Hotit

Misri serb, bllokohen 520 ton të tjera në doganën e Hanit të Hotit

Një tjetër sasi prej 520 ton misër, i ardhur nga Serbia, është bllokuar në doganën e Hanit të Hotit, këtë të hënë. Sipas AKU-së, kjo sasi misri ka rezultuar me nivel të lartë të aflatoksinës që e bën të dëshmshëm për kafshët. Misri ishte porositur nga disa kompani shqiptare të cilat më pas do ta shpërndanin  në fermat blegtorale. Ndërkohë që ky është rasti i tretë brenda pak kohësh i bllokimit të misrit. Dy sasi të tjera janë bllokuar pak ditë më parë, njëra në Elbasan dhe tjetra po në Han të Hotit. Shkak ka qënë prania e aflatoksinës, një substancë tejet e rrezikshme, kancerogjene që infekton jo vetëm kafshët, por dhe njerezit që konsumojnë mishin e qumështin. Aflatoksina demton mëlçine dhe organe të tjera jetësore.