Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
RTSH synon ndeshjet e Kombëtares, ironia e Xhafajt: Ishalla s’ju bie telefoni që të hiqni dorë
Kreu i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Fatjon Hoxhalli, gjatë raportimit në Komisionin për Nismat Qytetare, theksoi se transmetimi i ndeshjeve të Kombëtares mbetet një kërkesë e vazhdueshme e publikut dhe një objektiv prioritar për televizionin publik. Ai bëri të ditur se RTSH do të hyjë në tenderin e radhës të UEFA-s me një ofertë të synuar për të siguruar të drejtat ekskluzive të transmetimit. Sipas tij, konkurrenca është e fortë, por besimi për sukses është i plotë. “Ky është problem i madh edhe për ne, është kërkesë e vazhdueshme e publikut. Është e panatyrshme që Kombëtarja shqiptare e Futbollit edhe në këto ditë performance të shkëlqyer, të mos transmetohet në kanalet e RTSH. Ne ia kemi dalë të marrim Kampionatin kombëtar të futbollit, të drejtat...