Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Kur Faik Konica shkruante për poezinë e Eqrem Çabejt- ja çka thoshte
Faik Konica Nga Faik Konica VJERSHAT Një nga gjërat për t’ardhur çudi dhe keq në Shqipëri të sotme, është numër i math i njerëzve që shkojnë kohën duke shkruar vjersha të gjata, pa frymë dhe pa shie. Është vërtet se s’i bëjnë njeriu dëm; po munt t’a përdorjin kohën e tyre më mirë. Për një Gjergj Fishtë dhe për një Andon Chako, që dinë ç’është forma, ç’është ritmi, sa qindëra të terë që nxijnë kartë më kot! Mbaj mënt në kohë të luftës, në Vjenë, një Sulo Be’ Resuli më pruri një vjershë nj’a tetë-qint radhësh ku vajtonte tërmetin e Shkodrës. M’u lut t’a këndoj dhe t’a ndreq. E mbajta një javë: dhe duke shkurtuar këtu, duke shuar atje, duke prerë e duke arnuar, e...