Festivali i shahut në Gjirokastër, pjesëmarrës nga të gjitha moshat nga Shqipëria dhe Kosova

Festivali i shahut në Gjirokastër, pjesëmarrës nga të gjitha moshat nga Shqipëria dhe Kosova

Përgjatë një jave qyteti i Gjirokastrës është kthyer në qendër mbarëkombëtare të kompeticioneve në sportin e shahut. Rreth 200 sportistë të moshave të ndryshme nga qytete të vendit si dhe Kosova janë pjesëmarrës në Festivalin e Shahut, i cili po organizohet në qytetin e gurtë. “Është një Festival Kampionatesh ndërkohë që më shumë se gjysma e kampionateve do të zhvillohen në të njëjtën kohë në Gjirokastër, Kampionati Kombëtar i Meshkujve, Kampionati Kombëtar i Femrave, Kampionati Mbarëkombëtar Blitz dhe Rapid, do të zhvillohet një konkurs me të gjithë nxënësit e shkollave të Gjirokastrës si dhe  një simultane shahu ku do të jenë mjeshtrit më të shquar të shahut”, u shpreh Kristaq Andoni, Federata e Shahut. “Sportistët nga Kosova dhe shahistët në veçanti  janë gjithmonë të prirur...