Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zbardhen detaje nga seanca gjyqësore/ Transferoi 3 mln euro nga Shqipëria drejt Austrisë? SPAK hetim të ri për Ahmetajn
Zbardhen detaje nga seanca gjyqësore për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa SPAK ka hapur një hetim të ri për ish-zyrtarin në arrati. Mësohet se prokurori Elvin Gokaj, ka kërkuar të pyeten si dëshmitarë 14 persona, ndër to dhe ish-ministri Shkëlqim Cani. Prokurori i SPAK theksoi se është rënë në kontakt se një shumë e madhe parash, konkretisht 3 milionë euro, është transferuar nga Shqipëria në një vend të BE-së, drejt Austrisë. “Kemi rënë në kontakt me një shumë të madhe parash që janë transferuar nga Shqipëria në një vend të BE që po verifikohet”, tha prokurori. Ndërkohë, avokati i Ahmetajt, tha se; “Prokurori po thotë qe po na doli gjë nga kjo do ngrijmë akuze, nese ka hetime te tjera...