Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Shifra rekord, Shqipëria shkon në “play-off” me numra fantastik
Me 4 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje, Shqipëria mbylli këtë fushatë kualifikuese me shifra rekord. Nga Anglia tek Anglia, 2 humbjet e vetme erdhën pikërisht ndaj “Tre Luanëve”, për her të parë kuqezinjtë pësojnë vetëm 2 humbje në një fushatë të tillë. Pjesa e mbetur ishte thjesht perfekte, mbi të gjitha për faktin që i morën 4 pikë rivalit direkt, Serbisë, duke i nxjerr këta të fundit nga Botërori. Me 7 gola të shënuar 5 të pësuar, Shqipëria e mbylli me golavarazh plus 2, për herë të parë në histori mbyllin një kualifikuese Botërori me golavarazh pozitiv golash. Përpara sfidës së fundit ndaj Anglisë, Shqipëria numëronte 5 fitore radhazi, si kurrë më parë. “Qershia mbi tortë” e këtij rrugëtimi ishte fakti që për herë...