Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit: Amnistia e krimit elektoral është atentat i rendit demokratik dhe pluralizmit

Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit: Amnistia e krimit elektoral është atentat i rendit demokratik dhe pluralizmit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Në një deklaratë për mediat ai ka lexuar mesazhin që sipas tij i la kreut të këtij institucioni Altin Dumani. “Altin Troplinit, Pojës së Skapit, krimi i tij antikushtetues, amnistia e krimit elektoral, përbën atentat në themel të rendit demokratik dhe pluralizmit dhe është faktor madhor në instalimin e narkoshtetit apo shtetit të Troplinëve, Farrukëve, Hajrëve, shërbëtor i të cilëve është Altin Troplini. Ky është shënimi që i lashë sot për të gjithë shqiptarët, por edhe për punonjësit e prokurorisë dhe BKH-së dhe të gjithë punonjësit e drejtësisë”, u shpreh Berisha. Në fjalën e tij Berisha e cilësoi sërish gjyqtaren Irena Gjoka si personifikim i...