PD proteston para Kryeministrisë, Policia njofton planin e masave: Ja rrugët që do të bllokohen

PD proteston para Kryeministrisë, Policia njofton planin e masave: Ja rrugët që do të bllokohen

Partia Demokratike do të zhvillojë protestë këtë të hënë, 17 nëntor, para Kryeministrisë, nga ora 18:00 deri në orën 20:00. Për tubimin ka një njoftim edhe nga Policia e Tiranës, e cila ka vendosur bllokime dhe devijime të trafikut në disa akse kryesore. Nga ora 14:00, nuk do të lejohet parkimi në: bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Ismail Qemali” (nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”), rrugën “Papa Gjon Pali II”, bulevardin “Zhan D’Ark” dhe bulevardin “Bajram Curri”. Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në: bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (nga Ministria e Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”), rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Policia njofton se, në...