Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Shuplaka” nga Uashingtoni, Serbia ka vetëm 7 ditë kohë, pse vendimi për NIS rrezikon ta zhysë vendin në kolaps
Marsela SHYTIA Serbia po përballet me një krizë të madhe energjetike dhe financiare, ndërkohë që Industria e Naftës e Serbisë (NIS) është në qendër të një debati të nxehtë që mund të përcaktojë të ardhmen ekonomike të vendit. Presidenti Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar se, për të shpëtuar NIS nga sanksionet amerikane, do të duhet të arrihet një marrëveshje brenda një afati prej shtatë ditësh. Nëse nuk gjen një zgjidhje alternative, ai ka theksuar se shtetëzimi i NIS mund të jetë opsioni i fundit, një vendim që mund të sjellë pasiguri të mëdha për sektorin e naftës dhe të gjithë ekonominë e Serbisë. Kjo është një situatë dramatike që mund të ketë pasoja të mëdha për vendin, ndërkohë që tensionet midis Serbisë dhe fuqive të jashtme,...