Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Sot seanca paraprake për dosjen ‘Meta’, GJKKO vendos nëse do të kalojë për gjykim ose jo
Në GJKKO do të zhvillohet sot seanca paraprake për dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe nënës së saj Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku. Më 11 nëntor seanca u shty për shkak të kërkesës së avokatit të Metës, Kujtim Cakrani për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja.Avokati, i cili braktisi seancën, tha se së pari gjykata duhet të shprehet për këtë kërkesë të bërë më herët prej tyre. Sipas tij, gjyqtarja Gjoka është në konflikt interesi pasi po hetohet nga SPAK për akuzat e ngritura më herët nga Sali Berisha se ka fshehur një dënim për falsifikim dokumentesh në Greqi. Mbrojtësi i Metës kërkoi gjithashtu që dosja të kthehet për hetim në SPAK, duke argumentuar se Prokuroria e Posaçme ka shkelur procedurën...