Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Afera 50 mln euro e Ballukut/ “Parlamenti para Kryeministrisë”, çfarë pritet të ndodhë, detaje nga organizimi
Partia Demokratike mban sot protestën para Kryeministrisë. Sipas selisë blu, aksioni opozitar do të jetë i përjavshëm, në formën e një platforme parlamente me podium dhe foltore në Bulevardin e kryeqytetit, ndërsa thirrja e një proteste kombëtare i përket një momenti tjetër, javët në vijim. Pritet që deputetë dhe qytetarë të mbajnë fjalime. E hëna e 17 nëntorit do të shënojë dhe tubimin e parë të PD-së pas zgjedhjeve të 11 majit. Organizimin e të hënës PD e ka quajtur si “Parlamenti para Kryeministrisë”. Opozita proteston pas zbulimit të aferës 50 mln euro të Belinda Ballukut te tuneli i Llogarasë ku u mor edhe e pandehur nga SPAK, dhe për ngushtimin e hapësirave në Kuvend. PD akuzon mazhorancën se nuk lejon zhvillimin normal të seancave...