Hapet sot grupkapitulli i fundit, Rama ndan pamje nga ceremonia e çeljes së dyerve të Misionit të Shqipërisë pranë BE-së

Hapet sot grupkapitulli i fundit, Rama ndan pamje nga ceremonia e çeljes së dyerve të Misionit të Shqipërisë pranë BE-së

Hapet sot grupkapitulli i fundit i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Sot Konferenca e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE, që do të mbahet në Bruksel,  shënon hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave në një kohë rekord brenda 12 muajve. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga mbrëmja ceremoniale e çeljes së dyerve të godinës së Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian. “Dhe me mbrëmjen ceremoniale të çeljes së dyerve të godinës së Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, në vigjilje të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave të anëtarësimit sot në mëngjes, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shprehet Rama.