Dhjetë detonatorë në Leposaviç, ngrihet alarmi në Kosovë: Serbia Po planifikon sulme terroriste

Dhjetë detonatorë në Leposaviç, ngrihet alarmi në Kosovë: Serbia Po planifikon sulme terroriste

Ministri i Brendshëm i Kosovës në detyrë, Xhelal Sveçla, ka akuzuar Serbinë për vazhdimin e planifikimit dhe realizimit të sulmeve terroriste në Kosovë përmes grupeve kriminale dhe terroriste. Reagimi i tij erdhi pasi Policia e Kosovës, së bashku me KFOR-in, gjeti 10 detonatorë ndezës në afërsi të fshatit Gnjezhdan, afër Leposaviçit. Sveçla theksoi se ky aksion i Policisë dhe institucioneve të sigurisë ka mundësuar parandalimin e mundësisë së sulmeve të rrezikshme. Ai shtoi se Kosova është e angazhuar për të luftuar grupet kriminale dhe terroriste që operojnë në veri të vendit, ku janë gjetur shpesh armë dhe municion të tjera. Ky është vetëm një nga shumë rastet e ngjashme që kanë ndodhur në këtë rajon, ku akuzat për përfshirjen e Serbisë në aktivitetet kriminale janë...