Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, lidhur me shpërthimin e një sasie tritoli në një lokal në Kamzë. Mësohet se një nga të arrestuarit është edhe ish-oficeri i operacionales Jeton Lami, i cili më parë ka qenë i arrestuar për shpërdorim detyre, pasi akuzohej se shoqëronte Ervis Martinajn para se ai të zhdukej. Në pranga përfunduan edhe shtetasit Florin Domi dhe Flogert Mezhika, ndërsa u shpall në kërkim Ervis Lami,  31 vjeç, person me rekorde të theksuara kriminale. Në janar të këtij viti, në banesën e tij u gjet automatiku me silenciator, ndërsa Ervis Lami u shpall atëherë në kërkim, gjatë kontrolleve për kapjen e autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës në Kamëz. Tre të arrestuarit, të cilët dyshohet se kanë lidhje me...