Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Sfidat e përkthimit, Virgjil Muçi: Gjithnjë u kthehem mjeshtrave të gjuhës shqipe, është proces i përmirësimit të vetes gjatë gjithë kohës
Xhejsmi i Percival Everet është vepra me të cilën Virgjil Muçi u përzgjodh autori i përkthimit më të mirë në Panairin e Librit. Romani është një ripërfytyrim brilant i aventurave të Hakëlberi Finit, sa tronditës aq edhe satirik, i treguar nga këndvështrimi i skllavit Xhim. Kjo kryevepër erdhi në dorën e lexuesit shqiptar pak muaj pasi fitoi çmimin Pulitzer. “Është një libër fatlum do ta quaja, ishte një dashuri në shikim të parë, si për botuesin, ashtu edhe për përkthyesin. Arritëm në përfundimin që ky libër duhet përkthyer sa më parë dhe duhet ofruar sa më shpejt për lexuesin shqiptar. Janë të rrallë ata libra, janë të rrallë ata autorë që lexohen nga të gjitha moshat”, u shpreh Virgjil Muçi. Duke folur për procesin e...