Përplasi për vdekje 2-vjeçaren, bie në pranga i riu në Durrës, ja çfarë i gjen policia në makinën

Përplasi për vdekje 2-vjeçaren, bie në pranga i riu në Durrës, ja çfarë i gjen policia në makinën

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku automjeti me drejtues shtetasin F. Xh., 24 vjeç, ka goditur një 2-vjeçare, e cila si pasojë ka humbur jetën, informojmë se: Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 24-vjeçarin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.