Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
“UÇK, UÇK!” – nis protesta e shqiptarëve në Strasburg në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së
Kosova E Diel, 16 Nëntor 2025 13:53 Sot në Strasburg, qytetarë shqiptarë nga vende të ndryshme të Evropës janë mblidhur para Këshillit të Evropës, për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Protesta ka nisë nga ora 13:00, me pjesëmarrës që kanë dalë në shesh me pankarta dhe mesazhe që shprehin mbështetjen për ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe kërkesën për drejtësi. Protesta pasqyron pakënaqësinë e komunitetit shqiptar ndaj mënyrës se si po zhvillohet gjykimi në Hagë dhe synon të dërgojë një mesazh të fuqishëm për drejtësi dhe barazi para ligjit për ish-krerët e UÇK-së. /Telegrafi/