Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Ngjarja në Shkodër/ Policia jep detaje: Arrestohen dy vëllezërit në Malësi të Madhe, në kërkim nipi. Si nisi sherri…
Një 42-vjeçar, i identifikuar si Edison Tirana, ka shpëtuar nga një atentat i rëndë mbrëmjen e së shtunës, teksa automjeti i tij u qëllua disa herë me armë zjarri pranë rrethrrotullimit të Koplikut, në aksin Shkodër–Han i Hotit. Sipas burimeve hetimore, gjithçka ka nisur më herët gjatë ditës në doganën e Hanit të Hotit, ku palët u përplasën verbalisht e fizikisht për motive të dobëta. Përplasja ka vijuar edhe në rrugë, me parakalime të njëpasnjëshme dhe sjellje agresive, derisa situata ka degraduar në përdorimin e armëve. Teksa po largohej drejt Shkodrës, Edison Tirana u qëllua në drejtim të automjetit të tij. Fatmirësisht plumbat nuk kapën 42-vjeçarin, por në tentativë për të shpëtuar, ai humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën e një karburanti, duke dëmtuar...