Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rama nesër në Bruksel për grupkapitullin e fundit, do të jetë folës kryesor në samitin për zgjerimin
Ky fillim jave do të shënojë edhe një hap më tej në rrugën e plotë të integrimit të vendit tonë në familjen evropiane. Të hënën në Bruksel, grupi negociator i udhëhequr nga kryeministri Rama do të ulet në konferencën e 7-të ndërqeveritare për të çelur kapitullin e fundit, atë të “Bujqësisë dhe Kohezionit”. Shpejtësia me të cilën ka ecur Shqipëria, duke çelur të gjithë grupkapitujt brenda 12 muajve, është rekord në procesin e integrimit për vendet kandidate. Synimi madhor për qeverinë Rama është mbyllja e negociatave brenda 2027. Shqipëria do të kalojë më pas në një proces të gjatë politik për të marrë dritën jeshilë nga 27 parlamentet e vendeve të Bashkimit Evropian. Vendi ynë ka hapur deri më tani 5 nga 6 grupkapitujt e...