Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Nga paga minimale 500 euro tek drejt arritjes së sovranitetit energjitik”, Rama: Shqipëria me dinjitet si kurrë më parë në arenën ndërkombëtare
Episodin e radhës të podcastit, kryeministri Edi Rama e ka nisur duke risjellë dhe njëherë në fokus të gjitha zhvillimet e javës së lënë pas. Një ndër çështjet e trajtuara me prioritet është ajo e projektbuxhetit për vitin 2026, ku përfshihen rritja e pensioneve, pagave në sektorët publikë dhe privatë, përfshirë këtu dhe atë minimale në rang vendi. “Projektbuxheti 2026 – nis zbatimi i rritjes së përvitshme të pensioneve Kjo ka qenë një javë lajmesh të mira, me kryelajmin për vendosjen e pensioneve në fokusin e mandatit të katërt dhe të angazhimit financiar në buxhetin afatmesëm për të arritur objektivat ambiciozë të shpallur paraprakisht, kur e kërkuam mandatin e katërt, – e thënë ndryshe për çuarjen e pensionit mesatar urban të plotë në 400 euro...