Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“21 janari” në sitën e SPAK/ Ish-prokurori: Hetimet duheshin kryer nga kryeprokurorja Ina Rama
Ish-prokurori Ervin Karanxha, tha se nuk është ushtruar siç duhet ndjekja penale e zyrtarëve shtetërorë për ngjarjen e 21 janarit 2011. Në këtë ngjarje u vranë katër qytetarë të pafajshëm, të cilët protestonin para godinës së kryeministrisë. “Kjo çështje duhet të ishte hetuar nga Prokuroria e Përgjithshme. Duhej të hetohej. Përgjegjësia bie mbi kryeprokuroren Ina Rama, e cila duhej të kishte marrë përsipër hetimet. Mosushtrimi i ndjekjes penale është shpërdorim detyre. Për 21 janarin nuk u hetuan zyrtarët. Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm, por nuk u pyet për ngjarjen,” tha Karanxha. Ai shtoi më tej se mund të ketë persona të tjerë, që mund të disponojnë kopje të serverit të kryeministrisë. “Serveri i Kryeministrisë është riformatuar dhe riformatimi ka qenë i atillë që të...