Vrau djalin me thikën e bukës, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 74-vjeçarin

Vrau djalin me thikën e bukës, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 74-vjeçarin

Pas përfundimit të hetimeve Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq 74-vjeçarin, Hekuran Gjonin, i cili vrau me thikën e bukës djalin 37-vjeçar Asim Gjoni në shkurt të këtij viti. Sipas dëshmive të 74-vjeçarit, ky i fundit citohet të ketë thënë se ishte ulur për të ngrënë bukë teksa edhe djali i ulur po ashtu dhe nisi ta ngacmonte me fjalë. Krimi i rëndë u regjistrua më 1 shkurt tek Kodra e Priftit në rrugën Ilia Shyti në Tiranë, brenda banesës së familjes Gjoni. Njoftimi i plotë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin H.Gj. për ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’ parashikuar nga neni 70/c i Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.796 të vitit...