Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
“Broja është i rrezikshëm, mendon vetëm si të shënojë dhe të japë asiste”, Tuheli: Shqipëria është e vështirë të thyhet
Shqipëria luan mbrëmjen e nesërme ndeshjen e fundit në grupin K. Kuqezinjtë presin në “Air Albania” Anglinë, në një ndeshje që më tepër do të jetë për t’u shijuar, pasi kualifikimi tashmë është vendosur për të dyja skuadrat. Tomas Tuheli është paraqitur në konferencë për shtyp përpara gazetarëve, ku ka shuar kureshtjen e tyre. Trajneri i Anglisë ka nënvijëzuar faktin se Shqipëria mbrohet mirë dhe do të jetë e vështirë për të krijuar raste. Ai shton se kuqezinjtë e merituan vendin e dytë në grup. I pyetur për Armando Brojën, të cilin e ka pasur lojtar te Çelsi, Tuheli ka thënë se sulmuesi shqiptar i sjell ekipit shpejtësi dhe fizikalitet. Ai është shprehur se është i vetëdijshëm për cilësitë e Brojës, por do të gjejnë...